










RRETH NESH
Stella Mare është një Joint Venture e themeluar në Nëntor 2016 nga Grupi Balfin dhe Grupi Milsped. Krijimi i kompanisë: Stella Mare Shpk, ndjek bashkëpunimin e suksesshëm në fushën e logjistikës dhe transportit midis dy kompanive. Stella Mare është përfaqësuese e kompanisë Maersk Line, grupi më i madh ne bote ne transportin e konteinereve, duke ofruar shërbimet e saj në Shqipëri dhe Kosovë.
Me mbi 630 anije kontenierësh, Maersk ka flotën më të madhe të anijeve me rrjetin më të mirë global, si dhe lidhjet më të shpejta dhe direkte për transportin e kontejnerëve. Maersk është një kompani logjistike e integruar që punon për të lidhur dhe për të lehtësuar zinxhirët e furnizimit të klientëve të saj. Si lider global në shërbimet e transportit detar, kompania operon në 130 shtete, me rreth 79.900 punonjes dhe fitim neto vjetor rreth 1 miliardë Dollar. Specialitetet e tyre janë: mallra gjenerale, mallra frigoriferike, ngarkesa speciale, transporte rrugore dhe të tjera.
Per më shumë informacion për linjen Maersk: www.maersk.com

Sealand është një linje detare intra-europiane qe ofron shërbime të transportit detar të shkurtra në Evropë, Lindjen e Afërt dhe Afrikën e Veriut. Me shërbime të shpejta, fleksibile dhe zyra lokale në pothuajse të gjitha tregjet, Sealand ofron sherbime intra-evropiane të thjeshta dhe direkte. Nga Deti i Zi përmes Mesdheut në Atlantikun e Veriut dhe Detin Baltik, rrjeti i tyre i integruar intermodal merr mallrat e klientit në treg shpejt dhe në mënyrë të përshtatshme.
Per me shume informacion për kompaninë Sealand – Maersk: www.sealandmaersk.com
Përmes shërbimeve javore të Maersk Line dhe Sealand në portin e Durrësit, Stella Mare është në gjendje të ofrojë sherbime transporti në Shqipëri dhe Kosovë nga/në pothuajse çdo destinacion në te gjithe botën, si dhe transportin detar pothuajse ne të gjitha portet e botës. Stella Mare shpk si perfaqesues i linjës Maersk ofron lloje të përshtatshme kontenierësh për çdo tip ngarkese. Kontenierët plotësojnë të gjitha kërkesat ISO, si dhe rregullat më të fundit të sigurisë. Një procedurë inspektimi nderkombetare garanton cilësinë e paisjeve. Procedura kontrollohet dhe vërtetohet rregullisht nga një shoqëri certifikimi.
Stella Mare shpk ka nje miksim te menaxherëve me përvojë e të fokusuar, ekipe operacionale të rinj, të motivuar dhe të kualifikuar, të angazhuar në ofrimin e zgjidhjeve më efikase dhe më profesionale të logjistikës dhe transportit. Mbështetur me shumë sisteme të fuqishme web-i, Stella Mare ofron tarifat e kerkuara dhe statusin e dërgesës tuaj në një kohë reale.
Operon ne dy zyra:
Tirana – Zyra qendrore – Adresa:
Park Gate, Rruga e Elbasanit, Kati i 11, ap.80,
Tirana, Albania
Durres – Zyra operacionale e Portit – Adresa:
Porti Detar Durres
Perballe Terminalit te Konteinereve
Durres, Albania

