Si agjent per linjen Maersk dhe Sealand, Stella Mare shpk organizon transportin e të gjitha llojeve të ngarkesave me kontenierë të përshtatshëm në import dhe eksport përmes Durrësit ose porteve të tjera (Selanik, Bari, Rijeka, …) deri në destinacionet përfundimtare sipas dinamikës suaj të biznesit. Përveç kësaj, ne mund të ofrojmë gjithashtu: Asistencë doganore në import dhe eksport, transport rrugor te konteinereve, krijimin e rezervimeve etj. Kontenierët e përdorur për transportin e ngarkesave të pergjithshme janë të pershtatur për të transportuar veshje, hekur ose paisje teknike. Transporti i mallrave të pergjithshem përbën pjesën më të madhe të transportit. Përgatitja e duhur e produkteve është thelbësore për të siguruar transportin e suksesshëm të mallrave të gatshëm. Ky tip ngarkesash zakonisht përfshin fruta të freskëta ose të ngrira, produkte deti, mish … etj. që duhet të transportohen nëpër distanca të gjata te cilat kërkojnë kushte të veçanta të tilla si temperatura, lagështia dhe ventilimi, midis specifikave të tjera dhe procedurave të kontrollit të cilësisë. Zgjidhjet e transportit që ne ofrojmë, perbehen nga lidhje direkte midis porteve dhe transit të shpejte. Ngarkesë e veçantë është çdo ngarkesë që nuk mund të përshtatet në një konteiner standard, e quajtur “jashtë permasave”, “rifuxho” ose ‘’projekte’’. Ne mund të ofrojmë gamë të gjerë të pajisjeve speciale.Mallra gjenerale
Ngarkesa frigoriferike
Ngarkesë speciale

Asistence Doganore
Përmes partnerëve të besueshëm dhe me përvojë, Stella Mare ofron edhe shërbime doganore në Shqipëri. Si per import ashtu dhe per eksport, partnerët tanë mund të ofrojnë shërbime profesionale, të shpejta dhe të sigurta me transparencë maksimale.

Transporti Rrugor
Përmes partnerëve të besueshëm dhe me përvojë, Stella Mare ofron transport rrugor të shpejtë, profesional me kosto efikase nëpërmjet portit të Durrësit. Si ne import ashtu dhe ne eksport, transporti i brendshëm mund të organizohet në kohë të shkurtër në/nga të gjitha vendet e rajonit: Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Greqia, …